Jepni foshnjës suaj këtë qull, ajo do të jetë e kënaqur!
Kumbullat e thata janë shumë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina dhe beta karoten.
Përmirësojnë shëndetin e të gjithë organizmit, por veprojnë shumë mirë edhe te kapsllëku, transmeton Telegrafi.
Janë shumë të mira edhe për foshnjat dhe do të ishte mirë t’i përfshini në ushqimin e më të vegjëlve.
Ju sugjerojmë dy lloje qullësh që do t’i adhurojë bebja:
Qull me kumbullat e thata dhe qull molle
Nevojiten:
– 4 mollë,
– 10 kumbulla të thata.
Përgatitja:
Pastroni mollët, pritni dhe vendosni bashkë me kumbullat që të zihen.
Le të zihen 8 minua. Kur të ftohet, në blender, bashkë me ujin, bëni qull të hollë.
Qull me tërshërë dhe kumbulla të thata
Nevojiten:
– 30 g tërshërë
– 6 kumbulla të thata
Përgatitja:
Gatuani tërshërën derisa të vlojë, më pas fikeni sobën dhe lëreni qullën të trashet edhe për pesë minuta të tjera.
Në një enë tjetër gatuaj kumbullat e thata. Pas tetë minutash janë bërë.
Përziejini gjithçka dhe vendoseni në një blender kur të ftohet.
/Telegrafi/