A janë ëndrrat e nxehta me meshkujt e tjerë gjithmonë shenjë për alarm?

Në ëndrra është e pamundshme të ndikohet, madje edhe kur jetoni “realitetin e përsosur” me partnerin tuaj
“Cosmpolitan” jep përgjigjen se çfarë do të thonë ëndrrat në cilat keni tradhtuar të dashurin, transmeton Telegrafi.
Tradhtia me personin të cilin e njihni
Nëse ju bren ndërgjegjja sepse në ëndërr keni lozur nën çarçafë me shefin apo me ndonjë mik – ajo ëndërr nuk do të thotë që realisht dëshironi të flini apo të keni çfarëdo raporti dashuror me atë person, por vetëm që pjesa më e madhe e kujdesit gjatë ditës shkon në drejtim të atij personi, andaj është plotësisht normale që t’ju shfaqet edhe në ëndrra.
Pas kësaj ëndrre fshihen probleme të pazgjidhura. Në të vërtetë, sipas mendimit të psikologëve, bërja dashuri me personin e panjohur në ëndërr do të thotë që diçka fshihni apo diçka e keni gënjyer partnerin tuaj, andaj ato manifestohen në ëndërr në formë tradhtie.
Tradhtia në të cilën partneri ju ka zbuluar
Mu sikur tradhtia me personin e panjohur, tradhtia në të cilën partneri juaj ju kap mu në afshin e aktit do të thotë që për shkakun tuaj për diçka ju e bren ndërgjegjja. Edhe pse ndoshta nuk jeni të vetëdijshëm menjëherë për çfarë ka mundur të bëhej fjalë aty, kujtohuni se a po fshihni diçka nga partneri. /Telegrafi/



















































