LAJMI I FUNDIT:

James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

James Rodriguez pranë rikthimit sensacional në La Liga

James Rodriguez kishte nënshkruar për Real Madridin pas një kampanjë të jashtëzakonshme në vitin 2014 në Kupën e Botës me Kolumbinë, ani pse ai nuk ia doli që të ketë një ndikim aq të madh në ‘Santiago Bernabeu’.

Ai u largua nga mbrëtërit në vitin 2020 për t’u transferuar në Ligën Premier tek Evertoni, por tashmë katër vite më pas, kolumbiani mund të rikthehet sërish në futbollin spanjoll.

Kjo jo për të veshur edhe një herë tjetër fanellën e Real Madridit, por tek Celta Vigo, që ka kontaktuar me Sao Paulo rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje sipas Globo Esporto.


Një marrëveshje e mundshme nuk pritet që të jetë aq e kushtueshme për Celta Vigon, duke marrë parasysh se James nuk është një lojtar kyç për ekipin brazilian.

Celta pritet që ta prezantojë ofertën e saj gjatë javëve në vazhdim, ani pse nuk ka ndonjë nxitim nga ana e lojtarit që të realizohet transferi, duke marrë parasysh që ai do të luajë për Kolumbinë këtë verë në Copa America, diçka që mund të ndikojë në të ardhmen e tij.

Mbetet të shihet nëse James do të rikthehet në La Liga për të luajtur për Celta Vigon, por në rast se ndodhë kjo, do të ishte një blerje e madhe për ta./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori