Jal Kamping, atraksioni i radhës për të rinjtë

Jala, fshati i cili gjindet në jug të Shqipërisë, rreth 7km pa mbërri në Himarë, siq duket këtë vit do të jetë atraksioni më I madh veror për të rinjtë nga Kosova.
Udhëtimet e organizuara në kampingun e Jalit këtë vit sipas organizatorëve do të jenë të përditshme si plotësim i kërkesavë të të rinjëve. Kampingu i Jalit është I pozicionuar buzë bregut të plazhit të mrekullueshëm, dhe I tëri nën hije të ullinjëve dhe portokajëve të cilët karakterizojnë këtë pjesë të Shqipërisë.
Në ofertat e publikuara nga organizatorët përveç udhëtimin në drejtim të Jalit përfshihet dhe akomodimi në tendat e kampit të cilat janë të pajisura më sfungjerë, çarshafë e jastëk dhe njëkohësisht shujtat e mëngjesit dhe darkës të cilat servohen në kamp. Kampi përveç tendave është i pajisur edhe me toalete dhe tushe për të gjithë vizitorët dhe njëkohësisht stafi professional I kampit gëzon përvojën e mjaftueshme për ti mirë-pritur të gjithë vizitorë.
Përveç jetës sociale dhe mbrëmjeve argëtuese në kamp, plazhi i Jalit konsiderohet edhe si një ndër plazhet më të mira e të pastërta në Shqipëri, kjo edhe për faktin që në përgjithësi bregdeti në atë pjesë është ruajtur dhe kultivuar nga betonizimi.
Bota nën-ujore e Jalit është një botë paralele e cila shumë lehtë eksplorohet me ekipet profesionale të zhytjes të cilat qëndrojnë gjatë gjithë kohës në plazhë. Poashtu ecja gjysmë-orëshe deri tek ‘Pasqyrat’ ose deri tek ‘akuariumi’ për të bërë plazh në këto dy mrekulli është qejf në vete për adhuruesit e ecjes dhe eksplorimit.
Poashtu vizitimi i plazhave të virgjëra afër Jalit të cilat bëhen me barka ose me kajake, është një gjë shumë e preferuar e të rinjëve të cilët dëshirojnë të kalojnë ditën të vetmuar në një plazh të vogël.

























































