KSHZ dje ka miratuar raportin me informacione nga MPB, sipas të cilit në Maqedoni ka 1.958.844 qytetar mbi 18 vjet dhe 505.422 qytetar të mitur, njofton Telegrafi Maqedoni.

''Numri i votuesve sigurisht se do të rritet pasi një pjesë e qytetarëve ndërkohë do të pajisen me dokumente udhëtimi ose letërnjoftim'' tha Subhi Jakupi nga KSHZ.


Jakupi tha se habitjes së ndërkombëtarëve për numrin e votuesve dhe dallimin në listën e votuesve dhe regjistrimin e popullatës, ai ju përgjigjet se lista e votuesve dhe regjistrimi i popullit kanë dallime të mëdha./Telegrafi/