Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim përshëndetës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O'Connell.

Jahjaga ka thënë se O'Connell përveç punës si diplomat, ka arritur të jetë mik i shtrenjtë i Kosovës.


Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se Kosovës do ti mungojë një mik i tillë.

67804375 2388993071189822 3835106771114917888 o

"Sot në takimin përshëndetës me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe mikun tim Ruairí O’Connell. Ka qenë nder dhe përvojë e jashtëzakonshme të punosh me një Ambasador, që përveç punës si diplomat, ka arritur të jetë mik i shtrenjtë i Kosovës dhe popullit tonë. Do të jemi përgjithmonë falenderues për kontributin dhe përkrahjen e Ambasadorit O'Connell. Edhe pse Kosovës do ti mungojë një mik i tillë, Ambasadorit i uroj shumë sukses në misionin e tij të ardhshëm dhe e përgëzoj përzemërsisht për punën e tij të palodhshme", ka shkruar Jahjaga./Telegrafi/