LAJMI I FUNDIT:

Jaguar XF 2017, me sistem të ri

Jaguar XF 2017, me sistem të ri

Jaguar ka prezantuar modelin e ri XF 2017, duke sjellë sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat.

Modeli XF ishte zyrtarizuar gjatë vitit të kaluar, por tani kompania britanike ka bërë gati një përditësim në teknologji duke u fokusuar në sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat.

Ky sistem do të ofrohet në modelin 2.0-litërsh dizel me 180 kuajfuqi. Përshpejtimi prej 0 në 100 kilometra për orë arrihet për 7.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 220 km/orë.


Nuk ka pasur ndryshime në motorët e linjës dhe modeli XF do të vijë me kuajfuqi prej 163 deri 380.