“Është me rëndësi për të gjithë ata që janë përfshirë në zgjedhje që të monitorojnë se çka po ndodhë, por po ashtu është me rëndësi që vetë ta marrin përgjegjësinë”, tha Jacobson, shkruan “Kosova Sot”.

Sipas saj, nëse dikush e pyet një qytetar për t’ia blerë votën, “ai person vetë duhet të vendos: a ia vlen përfitimi afatshkurtër që e merr prej shitjes së votës sime, që ta braktis demokracinë time, që ta braktis perspektivën evropiane të vendit? Ky është vendimi me të cilin përballemi këtu”.


“Zgjedhjet e manipuluara, si ato që kanë ndodhur në të kaluarën, nuk do të pranohen për të shkuar përpara në rrugën evropiane”, shprehet ambasadorja amerikane. /Kosova Sot/