Me britma dhe fishkëllima, deputetët e LSDM-së kanë shoqëruar emërimin e ministrave Çavkov dhe Spasov në pozitat e sërishme të tyre, i pari ministër i punëve të brendshme dhe ministër për punë dhe i dyti, politika sociale, të cilat i kishin më herët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Menjëherë pas kësaj fjalën e morri Goran Sugarevski nga LSDM, i cili theksoi që me vendimin e këtillë, kriminelët e falur sërish formojnë qeveri.


„OBRM-PDUKM dhe BDI e shtyjnë Maqedoninë në një skenar fatal, me forcë i rikthejnë ministrat e mëparshëm. Institucione në Maqedoni nuk ka. E keni rrezikuar ardhmërinë e RM dhe kjo dhunë bie në përgjegjësinë tuaj. Po bëni krim ndaj qytetarëve të RM“, theksoi Sugarevski.

Sipas Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM problem në këtë shtet nuk është lista zgjedhore, por rejtingu katastrofë i ulët i LSDM dhe frika e tyre për ballafaqim me qytetarët.

„Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është në përputhje me qëndrimet e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM, por ne e pranojmë që të mos lejojmë që RM edhe më tej të futet në skenarë të ndryshëm, por të vazhdohet me hapjen e fabrikave të reja dhe vendeve të reja të punës“, ka thënë Dimovski./Telegrafi/

Më pastaj, deputetët e LSDM-së e kanë lëshuar sallën. Pas dhënies së betimit të dy ministrave, është ndërprerë mbledhja e kuvendit për të mbajtur komisionet parlamentare për të shqyrtuar propozimet e BDI-së për ndryshime të Ligjit për Zgjedhje.

E gjithë kjo ndodhi pas konstatimit të dorëheqjeve të të gjithë ministrave dhe zv. ministrave të LSDM-së./Telegrafi/