Site icon Telegrafi

Ja vlerësimi i Sulejman Rexhepit kur pyetet për Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi është intervistuar nga gazeta ‘Koha’ në lidhje me jetën, veprën dhe punën në BFI dhe jetën personale. Gazetarja e ka pyetur edhe për atë se çka mendon ai për Kanunin e Lekë Dukagjinit, për të cilin Rexhepi ka thënë se Kanuni na ka ruajtur identitetin kombëtar për shqiptarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Kanuni i Lekës është absolutisht një nga kushtetutat më të vjetra që kanë pasur popujt e perëndimit. Është hartuar nga nje­riu dhe për njeriun. Është ba­z­u­ar në traditë dhe në përvoja. Kurse Sheriati është pa dyshim, akt hyjnor juridik, sepse, mbi të gjitha mbështetet në Kuranin Fa­mëlartë dhe në Sunnetin e Mu­hamedit a.s. E para na e ka ru­ajtur identitetin dhe dinjitetin ko­mbëtar, ndërsa e dyta, She­r­i­ati, veçsa na e ka fisnikëruar këtë identitet dhe dinjitet. Edhe Kanuni, edhe Sheriati na kanë m­ësuar që të jemi të mirë, të disiplinuar, të mbarë. Këto janë tri shtylla të përbashkëta të kë­ty­re dy akteve juridike që na ka­në mbajtur dhe na mbajnë larg të keqes, imorales, të shëmtuarës.” përgjigjet Rexhepi./Telegrafi/

Exit mobile version