Ja vendimi i Këshillit të prokurorëve për lëndët ''Magyar Telekom'', ''Verushevski'', ''Spiuni'', ''Ryshfeti'' dhe ''Shpresa''

Këshilli i prokurorëve publik (KPP)i ka dorëzuar në Gjykatën themelore të Shkupit vendimet në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për marrjen e lëndëve ''Magyar Telekom'', ''Verushevski'', ''Spiuni'', ''Ryshfeti'' dhe ''Shpresa'' nën kompetencën e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtyre vendimeve, PSP-ja nuk mund që t'i merr këto lëndë dhe se të njejtat janë nën kompetencë të Prokurorisë publike të Shkupit.
Në arsyetimin e këtij vendimi, KPP-ja thotë se për të marrë këto lëndë, nuk mjafton vetëm deklarimi i Katica Janevës kinse është kompetente, por duhet të dëshmojë se këto lëndë ndërlidhen me përgjimet./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































