LAJMI I FUNDIT:

BE-ja do të propozojë kufirin ‘dinamik’ për çmimin e gazit

BE-ja do të propozojë kufirin ‘dinamik’ për çmimin e gazit

Komisioni Evropian do të propozojë këtë javë një kufi “dinamik” për çmimin e gazit natyror në Bashkimin Evropian, si dhe disa kufizime të detyrueshme për shkallën në të cilën mund të luhaten çmimet e tregtimit të tij brenda një dite të vetme.

Sipas një propozimi, BE-ja po kërkon të eliminojë varësinë e saj nga karburantet fosile të Rusisë.

Agjencia Evropiane për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER) do të ngarkohet me detyrën e vendosjes së një standardi për çmimin e gazit natyror të lëngshëm, të cilin BE po e blen në përmasa më të mëdha, deri më datë 23 mars


KE-ja po rekomandon disa ndërhyrje të mundshme në çmimin e Facilitetit Holandez të Transferimit të Titujve (TTF), i cili përdoret gjerësisht në Evropë për kontratat e gazit.

Organi ekzekutivi i BE-së mund të propozojë edhe vendosjen e një çmimi “dinamik” për tregun, me anë të të cilit mund të kryhen transaksione për gazin natyror në tregun spot TTF, në kushte specifike.

Ky propozim është shumë larg idesë fillestare për një kufi të çmimit të gazit në mbarë BE-në, i cili është mbështetur nga 15 vende anëtare të unionit, por është kundërshtuar nga shtete të tjera si Gjermania, Austria dhe Holanda, të cilat argumentojnë se kufizimi i çmimit mund të sjellë mungesa të gazit dhe mund të mos nxisë kursimin e energjisë.

Propozimet do të duhet të marrin miratimin e qeverive të BE-së, të cilat kanë pasur përplasje për më shumë se një muaj, që kur Komisioni propozoi për herë të parë idenë e një kufiri të vetëm çmimi për gazin rus, në fillim të shtatorit. /Reuters/Telegrafi/