Ashtu si edhe në rastin e trafikut të narkotikëve, shteti raporton kapje të shumta edhe të aktivitetit të pastrimit të parave me origjinë të dyshimtë. Kjo tregon se institucionet kanë punuar, por edhe se vendi është tashmë në fokusin e kriminalitetit të organizuar botëror, që synon të shfrytëzojë dobësitë e organeve shtetërore.
Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka përgatitur raportin për aktivitetin e kryer vitin e kaluar. Të bëjnë përshtypje në këtë raport disa raste, të servirura si tipologji, ku persona të caktuar synojnë të përdorin Shqipërinë si lavatriçe për të filtruar paratë e fituara me aktivitete kriminale, ose të përfituara nga evazionet fiskale. Jo rastësisht, këta janë të huaj, ndonëse kanë bashkëpunim me shtetas shqiptarë.
Rasti i parë ka të bëjë me një shtetasi i huaj jorezident në Shqipëri “T”, i cili në shkurt të vitit 2015 ka hapur një llogari personale bankare në vendin tonë së bashku me shtetasen shqiptare “B”. Menjëherë më pas, në këtë llogari ka ardhur një transfertë parash në shumën 150 mijë euro nga një shtet i cilësuar si “parajsë fiskale”, dërguesja e së cilës ishte shtetësia e huaj “A”, pa lidhje të qartë me asnjë nga dy përfituesit. Shuma ishte dërguar në bazë të një kontrate huaje, sipas së cilës shtetasi “T” i kishte marrë hua shtetases “A” një shumë të caktuar për ta shlyer brenda një afati dyvjeçar.
Pas ardhjes në Shqipëri të kësaj shume, shtetasi i huaj “T” u paraqit në bankë dhe ka tërhequr prej andej 50 mijë euro me arsyetimin se donte të investonte në pasuri të paluajtshme në vendin tonë. Po në të njëjtën ditë, po ky shtetas është paraqitur edhe pranë sporteleve të një dege tjetër të kësaj banke dhe ka kërkuar që pjesën tjetër të fondeve ta rikthejë te ajo që e kishte dërguar, me përshkrimin “kthim fondi”.
Disa muaj më pas, shtetasi “T” sëbashku me një tjetër shtetas të huaj “D” regjistroi një biznes në vendin tonë, ku secili zotëronte nga 50%. Shoqëria “X” e regjistruar prej tyre kishte si objekt të veprimtarisë së saj tregtimin dhe përpunimin e metaleve të çmuara. Si administrator figuronte shtetasja shqiptare “B”, me të cilën shtetasi i huaj “T” kishte një llogari të përbashkët bankare. Një muaj pas regjistrimit, në këtë shoqëri përfshihet si ortak edhe shtetas tjetër, nga i njëjti vend origjine si “T” dhe “D”, ne inicialin “M”, i cili blen 30 për qind të aksioneve të shoqërisë në fjalë.
Shoqëria “X” hapi llogarinë në një nga bankat tregtare në vendin tonë dhe disa ditë nga hapja e kësaj llogarie aty kanë ardhur disa transferta nga jashtë në vlera të konsiderueshme parash, nga shoqëria “Y” me seli jashtë Shqipërisë. Për justifikimin e këtyre transfertave janë paraqitur fatura shitjeje. Sipas tyre, shoqëria “X”, që ishte përfituese e fondeve, i kishte shitur shoqërisë dërguese metale të çmuara në një vlerë sa ajo, që ishte pasqyruar në transfertat e dërguara. Gjithashtu, u paraqitën edhe fatura blerjeje, sipas së cilës shoqëria “X” kishte blerë nga individë të shtetit nga kishin ardhur transfertat sasi të konsiderueshme ari.
Pasi fondet hynë në llogarinë bankare të shoqërisë “X” në vendin tonë, pjesa më e madhe e tyre u tërhoq nga administratorja dhe njeri prej ortakëve, duke deklaruar se do të përdoreshin për blerje të metaleve të çmuara në vendin tonë. Nga verifikimet e kryera, rezultoi më pas se shtetasit, të cilët kishin tërhequr këto fonde, kishin deklaruar në kufirin shqiptar fonde me të njejtat vlera me ato të tërhequra, me destinacion jashtë vendit.
Në vijim, rezultoi se:Njeri nga ortakët, shtetasi “M”, ishte përfshirë në një organizatë kriminale tepër të njohur në vendin e tij
Fondet që vinin nga jashtë tërhiqeshin nga administratorja apo ortakët e kompanisë dhe transportoheshin sërish në vendin nga ishin nisur
Nuk rezultonin zhdoganime të kryera në emër të kompanisë “X”
Edhe pse kompania ishte e regjistruar në vendin tonë, nisur nga faturat e paraqitura, aktiviteti i saj zhvillohej jashtë vendit, ndërkohë që fondet vinin në Shqipëri, tërhiqeshin dhe transportoheshin drejt vendit, nga i cili kishin ardhur fillimisht Rasti në fjalë është dërguar tek organet e hetimit për ndjekje të mëtejshme.
Një kompani e ngjashme fiktive u regjistrua në Kavajë
DPPP raporton rastet, duke ruajtur privatësinë e të hetuarve prej saj, në përputhje me ligjin përkatës. Por një rast i ngjashëm me këtë të raportuar këtu është raportuar nga Prokuroria shqiptare. Ka qenë Simonetta Coniglio, italiane e akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se ka tentuar të pastrojë një shumë financiare prej 2 milionë euro, që ka hapur një kompani të quajtur “Alenfra”.
Fjala ishte për një kompani fiktive, objektivi i së cilës ka qënë tregtimi i gurëve të çmuar, diamanteve. Coniglio, ka zgjedhur qytetin e Kavajës për të bërë qendrën e biznesit të saj, duke marrë një ambient me qira. Panamaja, ishujt Bahamas, Shqipëria dhe Tanzania janë katër shtetet e përdorura nga “Alenfra Shpk” për të pastruar 2 milionë euro. Në këtë skemë pastrimi parash, thotë raporti i prokurorisë, janë përdorur tri shoqëri, njëra prej tyre ishte “Alenfra shpk”. Transferta mbërriti në bankë nga shoqëria e huaj “Zebra Investment” me seli në Panama, nëpërmjet një llogarie bankare në Bahamas. Ajo ka transferuar 716.930 dollarë në Tanzani me përshkrimin “blerje 716.93 karat diamante”.
Pas nisjes së hetimeve prokuroria ka faktuar se selia e “Alenfra shpk” në Kavajë ishte fiktive pasi poseduesi i asaj adrese ka deklaruar se nuk e ka dhënë asnjëherë me qira objektin, si dhe nuk ka asnjë njohje me shtetasen italiane. Kompanitë në fushën e metaleve të çmuara janë kaq të rralla në vendin tonë, sa dyshimi bie pikërisht mbi këtë, nisur nga të dhënat e paraqitura nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës