Ja si duket Galaxy Note10 në rozë

Kur bëhet fjalë për Samsung Galaxy Note10 të ardhshëm dhe Note10+, ka më shumë gjëra që nuk dijmë. Kohët e fundit kemi parë se cili mund të jetë dizajni zyrtar i versionit Note10+ 5G që u shfaq në një material promovues nga Verizon, dhe sot po shqyrtojmë më nga afër atë që duket se është versioni rozë i telefonit.Nuk dihet nëse versioni rozë do të jetë opsioni i katërt dhe i fundit sa i përket ngjyrave, përveç modeleve të argjendit, të bardhës dhe të zezës që sapo kemi parë që kanë rrjedhur.

Versionet blu dhe jeshile fliten poashtu, por ashtu si në rastin e modelit rozë, është e paqartë nëse Samsung do t'i bëjë ato në dispozicion globalisht, apo do t'i kufizojë modelet në tregje specifike.Galaxy Note10, Note10 + dhe varianti 5G i telefonit do të lansohen në më pak se dy javë, më 7 gusht. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































