Vendet e Bashkimit Evropian shtynë votimin mbi ligjin historik të bllokimit që parashikon ndalimin e shitjeve të automjeteve të reja që emetojnë dyoksid karboni, pasi Gjermania vuri në diskutim mbështetjen e saj ndaj normave.
Nuk është njoftuar asnjë datë e re për votimin dhe një zëdhënës i Suedisë, që mban presidencën e radhës të BE-së, deklaroi se ambasadorët e vendeve të BE-së do t’i kthehen çështjes “në kohën e duhur”.
Pas disa muaj negociatash, vitin e kaluar, Parlamenti dhe Komisioni Evropian miratuan ligjin që parashikon se të gjitha makinat që do të shiten në BE, duke nisur nga viti 2035, do të jenë me zero emetime CO2, duke e bërë të pamundur shitjen e makinave me motor me djegie të brendshme, duke nisur nga ajo datë.
Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing theksoi se përdorimi i karburanteve sintetike duhet të mbetet i lejuar edhe pas përfundimit të afatit më 2035 dhe se mungon ende propozimi i premtuar nga KE-ja se si të arrihet ky objektiv.
“Ne duam lëvizshmëri neutrale nga pikëpamja klimatike” dhe për ta bërë këtë duhet të jemi të hapur ndaj të gjithë teknologjive të mundshme”, ka deklaruar Wissing.
Një seksion jo detyrues i ligjit të BE-së thotë se Komisioni do të paraqesë një propozim se si automjetet që funksionojnë me karburante me zero emetime CO2 të mund të shiten pas vitit 2035, nëse kjo përmbush qëllimet klimatike. Por Ministria gjermane e Transportit kërkon garanci më të qarta.
“Tranzicioni drejt automjeteve me emetim zero është absolutisht i nevojshëm për të arritur objektivat klimatike të vitit 2030 dhe 2050”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.
Transporti është përgjegjës për thuajse një të katërtën e emetimeve të BE-së dhe ka kundërshtuar prirjen e përgjithshme të BE-së për të zvogëluar prodhimin e CO2 gjatë tre dekadave të fundit, duke kërcënuar të pengojë objektivat e bllokut për të ulur emetimet që ngrohin planetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit