Azilkërkuesit që nuk kanë asnjë shans në të ardhmen do të identifikohen në kufijtë e jashtëm dhe do të riatdhesohen shpejt. Rregullat evropiane të azilit do të zbatohen vetëm për një pjesë të vogël të të ardhurve.
27 ministrat e brendshëm të BE-së e negociuan këtë në takimin e Këshillit në Luksemburg, në mënyrë që të mund të miratonin një reformë gjithëpërfshirëse të procedurave të azilit dhe menaxhimit të imigracionit, të përgatitur prej vitesh.
“Ka dritë në fund të tunelit”, tha një delegat.
Kryetarja suedeze e Këshillit, Maria Malmer Stenergard kishte ndërprerë seancat tre herë dhe disa herë i kishte ndryshuar tekstet pas deklaratave të refuzimit nga delegacionet.
Më pas, më në fund, vendet e mëdha anëtare të BE si Gjermania dhe Italia ishin në bord, por jo ato më të voglat. Vendimi në fund nuk u mor unanimisht, por nga shumica e kualifikuar e shteteve anëtare që përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë së BE-së. Polonia dhe Hungaria, të cilat ende nuk duan të respektojnë rregullat e përbashkëta të BE-së për migracionin, votuan kundër.
Për vite me radhë, shtetet anëtare të BE-së kanë luftuar për reformën e azilit. Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje në Luksemburg, megjithëse nuk arritën të arrijnë unanimitet.
Planet kërkojnë trajtim dukshëm më kufizues të emigrantëve pa asnjë perspektivë qëndrimi. Marrëveshja lejon procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të Evropës për herë të parë, në mënyrë që njerëzit me pak mundësi për të qëndruar në BE as mos të hyjnë as në BE. Për këtë do të krijohen qendra azili pranë kufijve. Nga atje, emigrantët do të dëbohen drejtpërdrejt.
Prano ose paguaj
Ministri polak i Brendshëm, nacional-konservatori Mariusz Kaminski, për shembull, njoftoi se Polonia nuk do t’i paguajë kompensim një fondi të BE-së për azilkërkuesit që nuk pranohen.
Ky kompensim, 20 mijë euro për azilkërkues, është i detyrueshëm sipas rregullave të reja të solidaritetit, nëse një vend nuk mirëpret aq azilkërkues sa duhet sipas popullsisë së tij.
Ekspertja e migracionit, Helena Hahn nga Qendra e Politikave Evropiane, dyshon se sistemi i ri do të funksionojë mirë.
“Ne pamë deri në fund që u ndesh me rezistencë nga disa shtete anëtare, përfshirë Poloninë. Ata thonë se këto kosto janë shumë të larta. Kjo është arsyeja pse mund të presim më shumë opozitë”, tha Hahn.
Vendet me një normë pranimi nën 20 për qind
Pavarësisht kundërshtimit masiv ndaj “solidaritetit të detyrueshëm” me vendet shumë të ngarkuara të hyrjes së parë si Greqia, Italia, Qiproja dhe Malta.
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser beson se vendimi i marrë në Luksemburg është një vendim “historik” që nuk ishte i lehtë për askënd.
Kush preket nga procedurat kufitare?
Procedurat në kufijtë e jashtëm fillimisht do të zbatohen vetëm për emigrantët nga vendet, shkalla e njohjes së të cilëve është nën 20 për qind mesatarisht në BE; pra kërkesa e të cilëve është haptazi e pabazuar, sepse ata vijnë nga një vend relativisht i sigurt.
Kjo ka të bëjë, për shembull, për njerëz nga Turqia, India, Tunizia, Serbia apo Shqipëria. Procedurat duhet të zgjasin maksimumi dymbëdhjetë javë.
Shumica e refugjatëve – për shembull nga Siria, Afganistani apo Sudani – pritet të vazhdojnë të kenë të drejtën për një procedurë normale.
Vitin e kaluar, rreth 966 mijë kërkesa për azil u depozituan në BE, nga të cilat më shumë se një në katër – 252 mijë – u bënë në Gjermani.
Kthimi në vendet e treta
Personat, kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar gjatë procedurës kufitare, sipas rregullave të reja, mund të kthehen shpejt në vendin e tyre të origjinës ose në vende të tjera të treta.
Në të ardhmen, shtetet dëbuese, pra Greqia dhe Italia, mund të vendosin vetë nëse një vend i tretë është i përshtatshëm për riatdhesim. Nuk do të ketë më një listë në mbarë BE. Italia, Greqia dhe Austria këmbëngulin që emigrantët e refuzuar të depërtohen në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta. Këto vende përfshijnë për shembull Tunizinë ose Shqipërinë.
Gjermania donte ta parandalonte këtë nëse të dëbuarit nuk kishin lidhje të ngushta me këto vende të treta, për shembull nëpërmjet familjes së tyre. Por sipas Komisionit Evropian dhe Presidencës suedeze të Këshillit, mjafton që emigrantët thjesht të kenë kaluar transit nëpër një vend.
Cili është qëndrimi i Qeverisë gjermane?
Qeveria gjermane dëshiron të bëjë ndryshime në marrëveshjen e fundit evropiane të azilit.
Zëdhënësi Steffen Hebestreit e bëri të qartë në Berlin se donte të përfitonte nga negociatat e ardhshme me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.
Hebestreit tha në Berlin se marrëveshja ishte një kompromis në të cilin duheshin gëlltitur pilula të hidhura. Për qeverinë gjermane, ndryshimet e dëshiruara synojnë mbi të gjitha mbrojtjen më të mirë të familjeve me fëmijë të mitur.
Ai iu referua notës së protokollit që qeveria gjermane hartoi për këtë temë në bashkëpunim me Luksemburgun, Portugalinë dhe Irlandën.
Si është pritur kompromisi?
Organizata Pro Asyl e sheh kompromisin si një “sulm frontal ndaj të drejtës për azil”.
Drejtori i departamentit evropian të organizatës për të drejtat e njeriut, Kopp, e ka quajtur në Redaktionsnetzwerk Deutschland një “gabim historik” të koalicionit tringjyrësh në pushtet në Gjermani. Amnesty International u shpreh në të njëjtin drejtim.
Hungaria dhe Polonia duan ta rikthejnë këtë temë në agjendën e samitit evropian më 29 dhe 30 qershor në Bruksel. Përveç kësaj, vendet e BE ende duhet të arrijnë një marrëveshje me Parlamentin Evropian.
Kjo konsiderohet shumë e vështirë, pasi pozicionet ndryshojnë “me kilometra” sipas diplomatëve. Qeveria gjermane po bën presion që reforma e azilit të përfundojë përpara zgjedhjeve evropiane në qershor 2024. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri