LAJMI I FUNDIT:

BE-ja i ripërsërit Qeverisë së Kosovës kushtet për liberalizimin e vizave

BE-ja i ripërsërit Qeverisë së Kosovës kushtet për liberalizimin e vizave

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek si dhe zyra e Bashkimit Evropian kanë përgënjeshtruar pohimet e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, të cilët kanë thënë se jo domosdoshmërisht kërkohet të plotësohet në tërësi, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si njëri ndër dy kriteret për liberalizim të vizave.

Këto dy struktura të BE-së kanë shpjeguar se qytetarët e Kosovës nuk mund të fitojnë liberalizim të vizave përderisa Kuvendi nuk e ratifikon Demarkacionin me Malin e Zi dhe Qeveria të fillojë të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.

Zyra e Bashkimi Evropian në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se në mënyre që ta vlerësojë sa më korrekt kriterin i cili ka të bëjë me nivelin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta, do të vëzhgojë për së afërmi çdo rast të dyshuar në lidhje me këtë vepër, që nga faza e hetimeve, vendimet përfundimtare të gjykatave e deri tek konfiskimi i pasurisë me prejardhje të dyshimtë.


“Komisioni Evropian vazhdon të monitorojë në mënyrë aktive hapat e institucioneve të Kosovës drejt ratifikimit të marrëveshjes së saj të kufirit me Malin e Zi dhe zhvillimit të mëtejshëm të të dhënave të saj për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe krijimin e regjistrit ose bazës së të dhënave të hetimeve, vendimeve përfundimtare të gjykatave dhe konfiskimit në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigjen zyrës se BE-së.

Komisioni Evropian kishte lëshuar një propozim për liberalizimin e vizave me 4 maj 2016 duke vënë përpara një vendimi nga Parlamenti Europian dhe Këshillit të BE-së.

“Në raportin e tij, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit të tij për liberalizimin e vizave, në kuptimin që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga Parlamenti Evropian dhe Këshillit të BE, Kosova duhet ta ratifikoj marrëveshjen kufitare me Mali i Zi dhe duke treguar rezultate rekorde në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ndërkaq, Ulrike Lunaçek ka thënë për Indeksonline se sa i përket datës ose kohës së kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është shumë e vështirë të jepet përgjigje në këtë pyetje.

“Unë vetëm mund të konfirmoj se asnjëherë nuk kamë dhënë dhe as nuk do të japë ndonjë datë konkrete se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave, sepse në këtë fazë është e vështirë për të dhënë një përgjigje serioze”, ka thënë Lunaçek. /Indeksonline/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori