Nëse ndonjëherë ju ka rënë të shihni kallaballëk para WC-ve të femrave, me siguri keni pasur kureshtje të dini përse përnjëherë aq shumë femra duhet patjetër të gjenden para dyerve të WC-ve, çfarë bëjnë ato aty brenda dhe përse duhet t’i prisni gjatë që t’ju bashkohen në tavolinën tuaj
Shkuarja në tualet është pikërisht një mini-party femërore. Ndodh që njëra nga vajzat vërtet të ketë nevojë të “vizitojë” WC-në. Shoqja e saj vendos ta shoqërojë, thjesht sa për të shëtitur pak, për të parë në mos është ndonjë mike e vjetër, ndërkaq e shfrytëzon rastin edhe të përmirësojë grimin e vet, “të qëndrojë para derës, që të mos hyjë dikush brenda.
Kur të shkojnë në ndonjë klub apo restorant të ri, më parë e lokalizojnë WC-në. Kur hyjnë brenda, më parë vlerësojnë se cila kabinë është më e pastër, ku ka letër higjienike dhe ku kundërmon më pak, transmeton Telegrafi.
Pasi ta gjejnë kabinën e lirë, fillon një fjalosje e vogël se cila duhet të hyjë e para, përkatësisht cilës i është më “urgjente”. Pastaj shkohet te lavaboja për t’i pastruar duart.
Mbi lavabo, zakonisht gjendet pasqyra, ku është rasti më i mirë që të qesin edhe një shtresë maskaraje dhe buzëkuqi, të heqin hijesimin e shlyer, të spërkatin edhe pak parfum, të përmirësojnë frizurën…
Natyrisht shoqet shfrytëzojnë rastin që njëra-tjetrës t’i tregojnë se a është çdo gjë në rregull. Por i japin këshilla se si ajo tjetra të duket edhe më mirë.
Derisa i bëjnë këto gjëra, patjetër tregojnë edhe ndonjë thashetheme për ekipin me të cilin janë, për vuajtjet dashurore, por edhe për planet se ku të shkohet më tutje. Jo rrallë mund të ndodhë të takojnë ndonjë të njohur, ish-kolege apo ish-mike.
Zgjidhja më e mirë për vajzat të cilat vërtet kanë nevojë t’i kryejnë nevojat fiziologjike është kabina në WC-në e meshkujve. Aty gjithmonë është qetësi, e vetmja gjë që u nevojitet është të marrin guximin për të kaluar pranë radhës së guaskave ku urinojnë meshkujt, të cilat rrallë mund të jenë të zbrazëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët