LAJMI I FUNDIT:

BE-ja miratoi mbylljen e tre kapitujve për Malin e Zi, një tjetër ia bllokoi Kroacia?

BE-ja miratoi mbylljen e tre kapitujve për Malin e Zi, një tjetër ia bllokoi Kroacia?

Bashkimi Evropian miratoi mbylljen e tre kapitujve në negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi.

Me këtë, ky vend bëri një hap tjetër të madh drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER II) në takim miratoi mbylljen e kapitujve 7 (Ligji i Pronësisë Intelektuale), 10 (Shoqëria e Informacionit dhe Media) dhe 20 (Sipërmarrja dhe Politika Industriale).


Sipas informacioneve të siguruara nga portali vijesti.me, Mali i Zi duhej të mbyllte kapitullin 31 (politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes), por kundër ishte delegacioni i Kroacisë.

Lajme të mira morën edhe qytetarët e Shqipërisë, pasi mbyllën dy kapituj në grupin e gjashtë, pra kapitujt 30 (marrëdhëniet politike me jashtë) dhe 31.

BE njoftoi gjithashtu se këto dy vende do të mbajnë konferenca ndërqeveritare në muajin dhjetor, gjegjësisht 16 dhjetori është caktuar për Malin e Zi, ndërsa 17 dhjetori për Shqipërinë.

Ndryshe, Mali i Zi mbylli tre kapituj të tjerë në mënyrë të përkohshme, ndërsa Shqipëria mbylli dy kapitujt e parë, pasi negociatat nisën më 15 tetor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori