Ja ku e ka vendin kryetari i Manastirit, sipas protestuesve

Gjatë protestës së mbrëmshme në qytetin e Manastirit, protestuesit kishin përgatitur një ''dhuratë'' për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata kishin marrë një kontenjer bërllogu ku kishin shënuar ''shtëpia e prefektit'', duke e ndërlidhur me LQMM-në pro qeveritare. Protestuesit e përdorën kontenjerin simbolikisht, duke dashur t'i thonë se vendi i tij është mu aty.
Ndryshe, Taleski është njëri nga të akuzuarit kryesor nga PSP-ja në lëndën ''Transportuesi''./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































