Bashkimi Evropian, të premten, më 3 qershor, miratoi edhe zyrtarisht embargon ndaj naftës ruse, si dhe sanksionet tjera kundër bankave dhe transmetuesve të mëdhenj, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Pakoja e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë është miratuar nga Këshilli i BE-së dhe ajo parashikon ndalimin e importit të naftës ruse që dërgohet me anije, me përjashtim të vendeve që nuk kanë dalje në det, raporton DPA.
Brukseli njofton se nafta e papërpunuar ruse do të pezullohet për një periudhë prej gjashtë muajsh, ndërkaq produktet e tjera të naftës së rafinuar, për tetë muaj.
Një përjashtim i përkohshëm është parashikuar për vendet pa dalje në det, si Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia, të cilat thuhet se “vuajnë nga një varësi specifike nga furnizimet ruse dhe nuk kanë alternativa të mundshme”, raportoi AFP.
Bullgaria dhe Kroacia, gjithashtu do të kenë “përjashtim të përkohshëm’ nga lloje të caktuara të naftës.
Udhëheqësit e BE-së thonë se kjo masë nënkupton se rreth 90 për qind e eksporteve të naftës të Rusisë në Evropë do të bllokohen deri në fund të vitit. BE importon rreth 25 për qind të naftës së saj nga Rusia.
Banka më e madhe ruse, Sberbank, Banka Kreditore e Moskës, Banka Bujqësore Ruse dhe Banka Bjelloruse për Zhvillim dhe Rindërtim, janë gjithashtu të bllokuara në sistemin ndërkombëtar të transfereve – SËIFT.
Është pezulluar transmetimi i tri televizioneve të tjera ruse në BE, shkruan AFP. Gjithashtu, është zgjeruar edhe lista e eksporteve drejt Rusisë, me 80 lëndë kimike, të cilat mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike.
Këshilli ka vendosur gjithashtu të sanksionojë individë të tjerë që i konsideron përgjegjës për krimet në Buça dhe Mariupol. Lista përfshin njerëz që mbështesin luftën, sipërmarrës, anëtarë të familjeve të zyrtarëve të Kremlinit, si dhe kompani në sektorin e mbrojtjes dhe organizata financiare.
Pakoja e gjashtë e sanksioneve, e cila përfshin një embargo, deri në fund të vitit, për shumicën e importeve të naftës ruse në një bllok prej 27 vendeve, u miratua nga ambasadorët të enjten, pas një marrëveshjeje politike të arritur nga udhëheqësit e BE-së në fillim të kësaj jave.
Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kiril fillimisht u përfshi në mesin e individëve, të cilët blloku donte t’i sanksiononte, por ky propozim duhet të miratohej unanimisht. Ai u hoq nga lista me këmbënguljen e Hungarisë, e cila perceptohet si aleati më i ngushtë i Moskës në bllok.
Kirill përsëriti pretendimet e pabaza të Putinit se Ukraina ishte e angazhuar në “shfarosjen” e besnikëve rusë në Donbas, rajoni lindor i Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014.
Kryeministri hungarez Viktor Orban kërcënoi më herët se do të bllokonte të gjithë pakon e sanksioneve në samitin e liderëve, nëse nuk merr garanci se vendi i tij nuk do të preket menjëherë nga embargoja e naftës. Hungaria është më e varur nga energjia ruse se shumica e vendeve të BE-së.
BE-ja, më herët ka ndaluar qasjen e disa bankave më të vogla ruse për të hyrë në sistem. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri