Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që të bëjnë më shumë përpjekje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë konflikteve në territorin e ish-Jugosllavisë.
Kjo çështje është problem serioz në rajon dhe vazhdon të jetë pjesë e raporteve vjetore të progresit, që BE-ja i bën për vendet e Ballkanit.
Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës është një prej temave me prioritet edhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.
Por, çështja e të zhdukurve është problem i gjerë në rajon dhe prek edhe raportet mes Kroacisë dhe Serbisë, si dhe mes Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Gjatë kësaj jave, kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, fajësoi Serbinë për mungesë të vullnetit që të zbardhë fatin e të pagjeturve, duke thënë se “ata që dinë për këtë çështje, janë autoritetet në Serbi”.
Pllenkoviq i bëri këto komente në përvjetorin e 30-të të rënies së qytetit të Vukovarit në duart e Armatës së atëhershme të Jugosllavisë.
Pasi morën këtë qytet, pjesëtarët e Armatës dhe njësitë paramilitare nga Serbia kryen krime ndaj popullatës civile dhe robërve të luftës.
Për këto krime, në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për Krimet e Luftës në territorin e ish-Jugosllavisë, janë dënuar ushtarakë të lartë serbë.
Edhe 30 vjet pas kësaj ngjarjeje në Vukovar vazhdon të ketë numër të konsiderueshëm të personave të zhdukur dhe familjarët e tyre vazhdojnë të kërkojnë të dinë se çfarë ndodhi me të afërmit e tyre, raporton rel.
Zyrtarët e Kroacisë, shtet anëtar i BE-së, insistojnë që Serbia t’u japë qasje në arkivat ushtarake, në mënyrë që të ndihmohet në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Hapjen e arkivave, Kroacia e konsideron si kusht për Serbinë në rrugëtimin e saj të integrimit në BE.
Në selinë e BE-së në Bruksel thanë se “nuk kanë çfarë të shtojnë, përveç asaj që është thënë edhe në raportet e fundit të progresit rreth kësaj çështjeje”.
Në raportet e progresit thuhet se “fati i personave të zhdukur, që lidhen me konfliktet e viteve të 90-ta, mbetet një çështje kyçe në Ballkanin Perëndimor, që duhet të zgjidhet”.
BE-ja, duke iu referuar të dhënave të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, ka thënë se 9,969 persona konsiderohen të pagjetur si pasojë e luftimeve në rajon. Nga kjo shifër, numri më i madh, përkatësisht 6,371 persona të pagjetur lidhen me konfliktin në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj 1,968 në Kroaci dhe 1,630 në Kosovë.
Komisioni Evropian tha se vetëm dhjetë raste të personave që janë zhdukur gjatë konfliktit në Kroaci, janë zgjidhur në vitin 2020 dhe 21 raste të tjera gjatë këtij viti.
Në Bosnje, gjatë këtij viti janë zgjidhur 14 raste të personave të zhdukur, ndërsa një vit më parë edhe 32 raste të tjera.
Në Kosovë, më 2020 u zbardh fati i katër personave të zhdukur, ndërsa gjatë këtij viti janë zgjidhur 12 raste.
Në rastin e Kosovës përmendet edhe nxjerrja e mbetjeve mortore të nëntë personave nga një varrezë masive në Kizhevak të Serbisë. Gërmimet në këtë lokacion u bënë me ndihmën e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe Misionit për Sundim të Ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX.
Komisioni Evropian tha se ka bashkëpunim në mes komisioneve për të pagjeturit në vendet e rajonit. Por, ky institucion i BE-së ftoi vendet e rajonit që të mos e politizojnë çështjen e të pagjeturve.
Zyrtarët e BE-së po ashtu kanë ftuar liderët politikë të shteteve të Ballkanit Perëndimor që të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe mohimi apo relativizimi i krimeve të luftës. Një gjë e tillë, sipas zyrtarëve të bllokut evropian, do të ndihmonte në tejkalimin e traumave nga e kaluara dhe po ashtu do të ndihmonte në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Së voni, Serbia është përballur me kritika nga BE-ja, pasi autoritetet serbe kanë parandaluar fshirjen e një murali kushtuar ish-liderit ushtarak të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje. Ky mural, që është vendosur në qendër të Beogradit, ka nxitur edhe protesta në Serbi.
Zyrtarë të BE-së i kanë kërkuar Serbisë që të mos e mohojë gjenocidin dhe të respektojë vendimet e drejtësisë ndërkombëtare.
Në Serbi, nga niveli më i lartë shtetëror vazhdojnë të mohojnë gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës, ndonëse në disa raste e përmendin si “krim të tmerrshëm”, por duke refuzuar që ta përdorin termin gjenocid.
Gjatë luftës në Bosnje, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Vrasjet u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës