LAJMI I FUNDIT:

UP-ja dhe ARC-ja nënshkruajnë memorandum për shkëmbim të të dhënave

UP-ja dhe ARC-ja nënshkruajnë memorandum për shkëmbim të të dhënave

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” nënshkroi sot memorandum bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, për shkëmbim të të dhënave ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Me anë të këtij memorandumi, parashihet shkëmbimi dhe identifikimi i saktë i të dhënave përkatëse, gjë e cila i lehtëson proceset e punës së këtyre institucioneve.

Rektori i UP-së, prof. dr. Marjan Dema, u shpreh i lumtur për arritjen e këtij bashkëpunimi, i cili, sipas tij, do t’i shërbejë lehtësimit të proceseve të punës me studentë dhe staf në UP.


“Ne jemi shumë të interesuar që qasja e studentëve në shërbimet e UP-së të lehtësohet, sidomos në aspektin teknologjik. Ky memorandum i nënshkruar sot shënon një hap tutje në realizimin e këtij objektivi,” tha rektori Dema në fjalën e tij.

Në anën tjetër, Bekim Hoxha – drejtor i përgjithshëm i ARC-së, e konsideroi marrëveshjen me UP-në si njërën ndër marrëveshjet më të rëndësishme që ai ka nënshkruar, për faktin se ky memorandum do t’iu shërbejë studentëve dhe personelit të universitetit më të madh në vend.

Nënshkrimin e këtij memorandumi e konsideroi të rëndësishëm edhe drejtori i Teknologjisë Informative në UP, Fatos Halilaj.

Ky memorandum bashkëpunimi do të fillojë zbatimin që nga dita e sotme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori