LAJMI I FUNDIT:

Ja detajet më të reja rreth sulmit ndaj policëve të Tetovës

Ja detajet më të reja rreth sulmit ndaj policëve të Tetovës

Sektori i punëve të brendshme të Tetovës (SPB) ka ngritur kallëzimepenale për katër persona, të cilët janë përfshirë në sulmin ndaj katër policëve, që ndodhi të enjten e kaluar në Tetovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të paditur penalisht janë A. I, (69), i cili ka sulmuar policët me shufër metalike. Ndaj tij rëndon akuza e tentimvrasjes, ndërkaq i padituri i dytë është djali I. I (40), të cilin policia tentoi ta arrestojë, për të vuajtur dënimin prej një viti.

Dy pesonat tjerë, E. J (36) është arrestuar, kurse gjykata i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditorë. I akuzuari i katërt është I. I, i dyshuar si bashkëpjesëmarrës në sulm.


Paraburgim 30 ditorë u është shqiptuar edhe tre personave tjerë të përmendur më lartë. Ndryshe, gjatë kësaj përleshje, janë lënduar katër policë, njëri nga të cilët është në gjendje kritike për jetë./Telegrafi/