Gjumi i pakët sipas studimeve, vendos në rrezik shëndetin tonë

Një studim i ri ka gjetur një lidhje në mes të sasisë së gjumit dhe sistemit imun, duke treguar se si gjumi mund të ndikojë në ftohje dhe grip.


Studimi i kryer nga “National Health and Nutrition Examination Survey”, ku u analizuan rreth 22,000 të rritur, gjeti se mungesa e gjumit të mjaftueshëm dobëson aftësinë e trupit për t’i rezistuar ftohjes dhe gripit.

Sipas studimit, ata të cilët bënin vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kishin 20% më shumë gjasa që të ftohen – dhe 50% më shumë gjasa që të merrnin ndonjë infeksion, se sa ata të cilët bëjnë shtatë orë gjumë.

Gjithashtu, ata që bëjnë vetëm pesë orë gjumë gjatë natës kanë 88% më shumë gjasa që të marrin infeksion në gjoks.

article first signs mob

Këto rezultate tregojnë një lidhje të qartë në mes të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme fizike.

Gjithashtu, këshillohet heqja e pajisjeve elektronike dhe shmangia e vakteve të mëdha para gjumit, aktiviteti fizik dhe ekspozimi ndaj dritës gjatë ditës, mund të nxisin gjithashtu gjumë të mirë. /Telegrafi/