LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë deklaruan disa politikanë në Maqedoni për shenjtërimin e Nënës Terezë

Ja çfarë deklaruan disa politikanë në Maqedoni për shenjtërimin e Nënës Terezë

Me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka propozuar një medalje ndërkombëtare për merita ”Nënë Tereza”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Gruevski thotë se Nënë Tereza ia kushtoi jetën e saj ndihmës ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe të uriturve, duke shtuar se ajo iu përkushtua edhe fëmijëve jetimë.

Për kryeministrin e tanishëm, Emil Dimitriev, shenjtërimi i Nënës Terezë është një ngjarje e madhe për Maqedoninë dhe popullin maqedonas, duke shtuar se bota fitoi një shenjtore me prejardhje nga Maqedonia.


Ndërkaq, kryetari Gjorge Ivanov ka deklaruar se duhet të jemi krenarë që kemi një bashkëqytetare shenjtore, të jemi krenarë për veprën e saj dhe gjithçka që ajo bëri.

Frosina Remenski, ministre e punës dhe politikës sociale deklaron se me shenjtërimin e Nënës Terezë dërgohet porosia te të gjithë njerëzit, pa dallim etnik e fetarë, se duhet të lëmë gjurmë në jetën tonë, gjurmë dashurie, mirësie dhe solidariteti.

Edhe Diaspora e Bashkuar Maqedonase deklaron se dita e sotme është ditë historike për popullin maqedonas, kurse Nënë Tereza është ndër simbolet më të mëdhaja të bashkimit në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori