LAJMI I FUNDIT:

Izraelitët marrin përgjegjësinë për bombardimin e kampit të refugjatëve në Gazë, pretendojnë se kanë vrarë komandantin e Hamasit

Izraelitët marrin përgjegjësinë për bombardimin e kampit të refugjatëve në Gazë, pretendojnë se kanë vrarë komandantin e Hamasit

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, gjatë një konference për shtyp ka konfirmuar se IDF-ja ka kryer sulmin në kampin e refugjatëve Jabalin në Rripin e Gazës, ku si pasojë humbën jetën mbi 50 persona.

Sulmin e ka arsyetuar me vrasjen e njërit prej komandantëve të Hamasit. Hagari pretendon se ushtria izraelitë ka arritur ta “eliminojë terroristin Ibrahim Biari”, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se Biari ishte komandanti “kryesor” i Hamasit që kur forcat izraelite u fut në veri të Gazës, dhe se gjatë “eliminimit të tij janë vrarë shumë terroristë tjerë”.


Izraelitët publikojnë pamjet e aksionit ushtarak tokësor në Gazë
Lexo po ashtu Izraelitët publikojnë pamjet e aksionit ushtarak tokësor në Gazë

Hagari theksoi se bombardimi i ndërtesës ku gjendej Biari gjithashtu ka sjell “shembjen e shumë objekteve tjera sepse atje ekzistonte një infrastrukturë e dobët”.

E Hamasi ka hedhur poshtë pretendimet e izraelitëve se njëri prej komandantëve të tyre ishte në Jabalin, ku forcat izraelite kryen sulmin ajror dhe goditën kampin e refugjatëve.

Në një postim në Telegram, Hamasi ka thënë se pretendimet e izraelitë janë “thjesht gënjeshtra”.

Sulmi ajror i izraelitëve në kampin e refugjatëve Jabalin në veri të Gazës, shkaktoi një numër të madh të viktimave civile. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori