LAJMI I FUNDIT:

Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Gaza

Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Gaza

Ushtria izraelite ka thënë në një deklaratë në mediat sociale se deri më tani ka hedhur rreth 6,000 bomba me peshë 4,000 tonë në Rripin e Gazës të rrethuar që nga sulmi i Hamasit.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, bombardimet deri më tani kanë vrarë të paktën 1,417 njerëz – rreth gjysma janë fëmijë dhe gra – dhe kanë plagosur më shumë se 6,000 të tjerë, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, ndërprerja e energjisë e shkaktuar nga “bllokada totale” e Izraelit ka nxitur dënime dhe thirrje nga grupet ndërkombëtare të të drejtave për veprim urgjent pasi “spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje”.


Ish-shefi i Hamasit bën thirrje për protesta të premten - kërkon nga fqinjët t'i bashkohen luftës kundër Izraelit
Lexo po ashtu Ish-shefi i Hamasit bën thirrje për protesta të premten - kërkon nga fqinjët t'i bashkohen luftës kundër Izraelit

Dhe siç raportohet më tej, Gaza po përjeton bombardime të pandërprera nga të gjitha drejtimet nga ajri, deti dhe toka nga veriu në jug, duke rezultuar në zhvendosjen e mijëra njerëzve.

Spitalet kanë bërë thirrje për organizatat ndërkombëtare humanitare për të ofruar ndihmë mjekësore.

Veç kësaj, thuhet se palestinezët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore dhe atje janë parë trupa të vendosur jashtë spitalit Al Shifa sepse nuk ka vend për t’i vendosur ato.

Për më keq, njerëzit kanë humbur çdo shpresë që kjo situatë të përmirësohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori