LAJMI I FUNDIT:

Izraeli thotë se është në “gatishmëri të lartë” për “agresionin iranian”

Izraeli thotë se është në “gatishmëri të lartë” për “agresionin iranian”

Izraeli është në “gatishmëri të lartë” për “agresionin iranian”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari në një deklaratë video të publikuar të shtunën.

“Irani financon, trajnon dhe armatos përfaqësuesit e terrorit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë”, ka thënë Hagari, duke pretenduar se vendi është “sponsorizuesi më i madh shtetëror në botë i terrorit”.

Hagari tha se Irani do të “mbartë pasojat nëse zgjedh të përshkallëzojë situatën më tej”, duke shtuar se Izraeli ka rritur gatishmërinë e tij kundër “agresionit të mëtejshëm iranian; ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”.


Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, Marina e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) kapi një anije mallrash në një “operacion me helikopter pranë ngushticës së Hormuzit”, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Israel Katz tha në një postim në X se anija mallrash “e kapur” nga Irani i përket “një anëtari të BE-së”, duke i bërë thirrje “Bashkimit Evropian dhe botës së lirë që menjëherë të shpallin trupat e Gardës Revolucionare iraniane si një organizatë terroriste dhe për të sanksionuar Iranin tani”.

Ndryshe, Irani është zotuar se do të hakmerret kundër Izraelit për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri.

Shtetet e Bashkuara aktualisht presin që Irani të kryejë sulme kundër objektivave të shumta brenda Izraelit dhe se përfaqësuesit iranianë mund të përfshihen gjithashtu në kryerjen e sulmeve, thonë burimet, në atë që do të shënonte një përshkallëzim të madh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori