LAJMI I FUNDIT:

Izraeli do të vijojë kontributin në rindërtimin e banesave në Shqipëri

Izraeli do të vijojë kontributin në rindërtimin e banesave në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, priti sot ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler, me rastin e fillimit të detyrës së tij në Tiranë.

Ruçi uroi ambasadorin Gendler për misionin e tij në Shqipëri dhe vuri në dukje se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit janë të shkëlqyera e se ato bazohen në një histori të gjatë miqësie, sakrificash dhe respekti reciprok midis të dy popujve.

Kreu i Kuvendit vuri në dukje perspektivën e gjerë të bashkëpunimit midis të dy vendeve, në mjaft fusha si në bujqësi, hoteleri, turizëm etj.


Ruçi e falënderoi ambasadorin Gendler për kontributin shumë të çmuar të ekspertëve izraelitë në verifikimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit dhe kërkoi që ndihma e Izraelit të vazhdojë edhe për periudhën e rindërtimit.

Ambasadori Noah Gal Gendler shprehu mirënjohjen për konsideratat e larta të popullit të autoriteteve të Shqipërisë për shtetin dhe qytetarët e Izraelit dhe nënvizoi se sakrificat e shqiptarëve për hebrenjtë nuk do të harrohen kurrë.

Gendler bëri me dije se Izraeli do të vazhdojë të kontribuojë edhe në fazën e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti./tch

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori