Izraeli ka kryer sot sulme ajrore në Rripin e Gazës.

Sipas burimeve mjekësore që kanë folur për Al Jazeera, të paktën 31 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite jashtë zonave të tyre të vendosura sipas marrëveshjes së armëpushimit të 10 tetorit.


Në këtë numër viktimash përfshihen 18 persona që u vranë brenda qytetit të Gazës, thanë ata.

Mahmoud Basal, zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Palestineze në Gaza, i ka thënë Al Jazeeras se shumica e atyre që u vranë në sulmet izraelite sot janë fëmijë.

Ai tha se forcat izraelite përdorën raketa, të cilat kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe zjarre të mëdha në zonat e goditura.

Basal shtoi se deri tani shtatë persona janë nxjerrë nga selia e policisë, e cila u bombardua nga forcat izraelite në lagjen Sheikh Radwan të qytetit të Gazës.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë palestineze ka njoftuar se që nga fillimi i luftës me Izraelin më 7 tetor 2023, numri i përgjithshëm i të vrarëve në Gaza ka arritur në 71,769 ndërsa 171,483 persona të plagosur. /Telegrafi/