LAJMI I FUNDIT:

Izraeli refuzon mbajtjen e zgjedhjeve në Jerusalemin Lindor

Izraeli refuzon mbajtjen e zgjedhjeve në Jerusalemin Lindor

Izraeli ka refuzuar kërkesën palestineze për mbajtjen e zgjedhjeve në qytetin e okupuar të Jerusalemit, tha një zyrtar palestinez, transmeton anadoluagency.

“Izraeli nuk u përgjigj pozitivisht ndaj kërkesës palestineze dhe presionit ndërkombëtar për të lejuar zgjedhjet në Jerusalem”, deklaroi Azzam al-Ahmad, një anëtar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

“Izraeli i përmbahet marrëveshjes së shekullit të SHBA-së dhe e konsideron atë një fitore”, tha al-Ahmad.


Vitin e kaluar, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbuloi planin e diskutueshëm, i cili i referohet Jerusalemit si “kryeqyteti i pandarë i Izraelit” dhe njeh sovranitetin e Izraelit mbi pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

Palestinezët që banojnë në Jerusalemin Lindor morën pjesë në zgjedhjet e mëparshme të mbajtura më 1996, 2005 dhe 2006. Ata votuan në gjashtë qendra postare izraelite të ngritura në qytet. Votat u dërguan më pas me postë te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Palestineze.

Palestinezët do të zgjedhin legjislaturën e re më 22 maj dhe presidentin më 31 korrik pas një boshllëku prej 15 vjetësh. /Telegrafi/