Izolimi e “çliroi nga zgjedha” depresionin tim
“Dukesh i lumtur”, më shkruante në email një mik nga Irlanda, disa javë më parë. “Duke gjykuar nga blogjet dhe mediat e tua sociale, duket sikur je në ndonjë ballo.” Epo, nuk jam. Rënia e humorit po vinte gjithsesi; pas pesë javësh e tre ditësh izolimi (së pari me zgjedhje, pastaj me urdhër të qeverisë), këtu është. Kam pasur shumicën e jetës sime kam pasur ulje-ngritje, megjithëse e konsideroj veten me fat që muajt e fundit që kam pasur më shumë ngritje sesa ulje.
Duke hedhur një vështrim pas, mund të shoh se prodhimi im i fundit maniak” mund të ketë qenë pikërisht kjo: kam mbaruar një libër (fiction) dhe jam mirë në një tjetër (jo fiction), dhe kam zhvilluar një obsesion aq të fortë për pemët e bukura, sa kam filluar të fantazoj për një olimpiadë globale të pemëve; mbase duhet ta pranoj se ajo që një mik i vjetër e quante “energjia time demonike” , ka qenë shumë demonike vërtet. Shenjat i vura re tre ditë më parë. Gjumi i dobët është gjithmonë një sinjal rreziku dhe unë kisha javë të tëra kështu.
Ndonëse arrita të fle një natë të tërë i patrazuar prej kushedi sa kohësh, u zgjova me ndjesinë e boshllëkut, kokën të mjegulluar; jo tamam ndjesitë e forta të mbërritjes së një depresioni të madh, por lajmëtaret e tij. Ia tregoj menjëherë partneres sime. Përpara nuk e bëja, por tani më ndihmon. U ngrita, u rruajta, lava dhëmbët. Kjo mund të duket e parëndësishme – por nuk është ashtu. Kur e ndiej që “halli” po afrohet, higjiena është e para “ që vuan pasojat”. Vesh rrobat e djeshme, nuk e vret mendjen si dukesh – merakosesh vetëm sesi ndihesh. Mora antidepresantin tim, Sertralinë. Kam vite që e marr përditë – dhe muaj e fundit kjo ka qenë një e mirë afatgjatë – e madje edhe kam qeshur ndërsa e bëja. Kam këtë zakonin e çuditshëm që i bëj serenatë Fiona [Miller] melodinë e “Luleve të Skocisë”, dhe “i shpik” fjalët sipas vendit ku jemi dhe çfarë po bëjmë. Javën e kaluar, ishte:
Oh fuqi e Sertralinës,
Çfarë do të bëja,
Pa pilulat e mia?
Po i marr tani,
Ta mbaj kokën drejt,
Një ditë tjetër thërret,
Sa me fat jemi të dy,
Që jemi gjallë.
Ndonjëherë e bën Fionën për të qeshur; herë të tjera ajo shqetësohet. E toleron, por e di se është në fakt një shenjë paralajmëruese kur krijuar një varg për banjën, një varg për shkallët dhe një tjetër për kuzhinën. E kuptoni besoj. Por tre ditë më parë, unë nuk isha duke kënduar. Nuk vija vërdallë duke u ngacmuar. Shkuam për shëtitjen e përditshme; por, ndërsa shumicën e ditëve unë mund të fotografoja dyzet pemë, dhe u kërkoja miqve të më dërgonin foto për të hyrë në konkursin tim “Pema e Ditës”, atë ditë unë fotografova vetëm tre dhe po që miqtë të mos më dërgonin asnjë. Të nesërmen i dhashë medaljen time të artë një peme që ka vdekur, të rrafshët në anë e të paksa të shëmtuar; dhe medaljet e tjera ishin për pemët që dukeshin sikur kishin hequr dorë nga pamja e tyre. Kur dita e dytë e rënies, qe akoma më e keqe se e para. Kështu që i hodh një sy shkrimit që bëra kur nisi izolimi, ku si djalë “i lumtur që isha”, i këshilloja të gjithëve se si të largohen nga depresioni dhe ankthi, sikur të isha një lloj mjeku për kombin. Duke e lexuar tani, shoh se isha pak maniak.
Është megjithatë e dobishme ta shikoni këtë si një udhëzues nën një këndvështrim ndryshe. I redaktova 20 rekomandimet dhe vendosa në kllapa, me guxim, mendimet e mia se si mund të përpiqem t’i përdor ato tani, sot:
Kujdesuni për njerëzit më të afërt me ju.
– Do të përpiqem të jem i sjellshëm me Fionën gjithë ditën. Do të marrë në telefon fëmijët dhe motrën time. Do të përpiqem të bëj një gjë praktike për ta, të madhe apo të vogël, pas çdo telefonate.
Qëndroni aktiv
Humor i ulët nënkupton energji të ulët. Tundimi për të bërë asgjë është i gabuar.Mundohuni t’i rezistoni. – Kam gjetur një justifikim që të mos shkoj në shëtitje këtë mëngjes, dhe jam përpjekur të anuloj dy takime të Zoom-it. Tani do t`i rikthej dhe do të shëtis më vonë.
Bëni ushtrime
– Gjithmonë e rëndësishme, por edhe më shumë tani. Duke qenë se humba shëtitjen, do e vë zilen e orës në 2:00 pasdite. Do të bëj një orë në biçikletën time të stërvitjes.
Shikoni mirë dietën tuaj
– Në fillim dështojnë. Kur Fiona ishte jashtë me qenin, hëngra një copë të madhe kek. Por tani e tutje, sa më shumë fruta. Do tërhiqem pak nga rituali i qëndrimit në divan me patatina përpara.
Kujdes me alkoolin
– Mos pini asgjë sonte.
Flini shumë
– Në shtrat para orës 10:00 sonte.
Lexoni libra dhe jo gazeta
– Kam shkruar plot, por nuk kam lexuar sa duhet. Një mik më dërgoi një libër me pemë të mëdha historike. Do të filloj ta lexoj këtë pasdite.
Uleni pak ritmin me mediat sociale
– Do të bëj pesë postime në Twitter sot, dhe një postim në Instagram për Pemën time të ditës. Jo më shumë.
Dëgjoni muzikë rregullisht
– Unë do të dëgjoj Brel dhe Elvis, Piaf dhe Abba, kur jam në biçikletë.
Edhe më mirë: bëni muzikë
– Do nxjerr gajden pastaj; do të interpretoj “Heroes Everyday”, kënga bamirësie që krijova si i ftuar me gajde i grupit skocez Skerryvore.
Mendoni pozitivisht
– Marilyn Monroe thoshte ishte motoja që ajo ndjek (unë me siguri po e bëj tani).
Mbani kontakte me njerëzit me të cilët do të takohet normalisht, por që nuk po i shihni dot përballë
– Fëmijët – u krye; motra – për t’u bërë. Të tjerët, më vonë.
Kontaktoni me dikë me të cilin i keni humbur kontaktet
– Unë nuk kam folur me John Prescott-in për një kohë të gjatë. Do ta bëj sot.
Bëni çdo ditë diçka të mirë për dikë tjetër
– Sapo keni shtuar fondin e Kapitenit Tom Moore. Dy student më dërguan emaile ku më kërkonin ndihmë për disertacionet, dhe i thashë “ Po”.
Provoni gjëra të lehta nëse e keni të vështirë të bëni gjëra të vështira
– Tavolinë e rregulluar.
Qëndroni kureshtar
– Kohët e fundit kemi shkarkuar një aplikacion për njohjen e shpendëve. Do të dal me qenin më vonë, dhe do ta marr me vete aplikacionin.
Shijoni natyrën
– Mos harroni se kriza do të marrë fund
Kjo rënie humori nuk është ende depresion
– Mbajini gjërat në perspektivë
Kjo është e lehtë deri më tani.
– Shikoni të mirën nga çdo e keqe
Pas çdo pengese, ekziston një mundësi. Të shkruash për këtë ndihmon, e të shpresojmë që i ndihmon dhe të tjerët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025