Vrasja në detyrë e një pjesëtari të Policisë së Kosovës gjatë një intervenimi për të kapur një të dyshuar për plaçkitje, ka ngritur sërish nevojën që institucionet e Kosovës të reflektojnë karshi gjendjes së pjesëtarëve të organeve të rendit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar se institucionet e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet për të mbrojtur Policinë e Kosovës. Haradinaj ka premtuar se në janar të vitit 2019, do të procedohen në Kuvendin e Kosovës, Projektligji për Sigurime Shëndetësore, Jetësore dhe Sigurime Pensionale për Policinë e Kosovës.
Gjatë një vizite që kryeministri Haradinaj i ka bërë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ka thënë se nuk do të lejohet që kriminelët të vendosin ligjin në Kosovë.
Kurse, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se premtimet e tilla janë mbështetje e madhe për Policinë e Kosovës
“Unë jam shumë krenar që të enjten në Istog, Policia e Kosovës ka arritur që t’i shpëtojë qytetarët dhe të intervenojë me kohë. Por, në të njëjtën kohë jemi shumë të pikëlluar se njëri nga policët tanë është qëlluar dhe më vonë ka vdekur. Por, besoj se e ka kryer punën me heroizëm dhe ka bërë një punë madhështore në shërbim të qytetarëve. Është tragjike, por në të njëjtën kohë jemi edhe shumë krenarë”, ka thënë Qalaj.
Në nderim të policitë të vrarë, Izet Demaj, të shtunën në Kosovë do të jetë ditë zie, kurse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë një shumë simbolike, prej 15 mijë eurosh për familjen e tij.
Ndryshe, që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 19 vjet më parë, e deri më tani, 20 zyrtarë të saj kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.
Rasti i parë është regjistruar në shtator të vitit 2001, ndërsa vrasja e fundit ka ndodhur të enjten në qytetin e Istogut, gjatë një shkëmbimi të shtënash me armë zjarri ndërmjet një personi të dyshuar për plaçkitje të bankës dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Kurse, 168 është numri i sulmeve ndaj personave zyrtarë në kryerje të detyrës. Në këto raste nuk hyjnë vetëm ato ndaj policëve, por edhe zyrtarëve tjerë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ditë më parë ka thënë për Radion Evropa e Lirë numri i saktë i sulmeve ndaj kolegëve të tij, në detyrë, nuk dihet për shkak se klasifikimi i rasteve bëhet bazuar në nenin 410 të Kodit Penal, ku hyjnë edhe zyrtarët e institucioneve tjera.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë një nga institucionet më të besueshme në sytë e qytetarëve, thuhet në një raport të Qendrës për Studime të Sigurisë, publikuar muajin e kaluar në Kosovë. Në raportin e quajtur “Barometri Kosovar i Sigurisë”, thuhet se më shumë se gjysma e të anketuarve ose 61 për qind janë shprehur se i besojnë Policisë së Kosovës.
Pavarësisht kësaj, policët në Kosovë vazhdojnë të punojnë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor.
Kërkesa për sigurim shëndetësor dhe aksidental për Policinë e Kosovës është e kamotshme ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se të gjitha rastet deri më tash, sikur edhe rasti tragjik i së enjtes, janë dëshmi e fuqishme se urgjentisht, pa humbur kohë, institucionet e vendit ta zgjidhin këtë çështje kruciale, jetike për punonjësit e Policisë së Kosovës.
“Fatkeqësisht, vetëm në momentet kur po kemi ndonjë fatkeqësi, siç patëm rastin më herët me dy policët që humbën jetën në Kaçanik, edhe në rastin e së enjtes, që ishte shumë tragjik, qeveritarët po reflektojnë. Të gjitha institucionet edhe presidenti, kryeparlamentari, kryeministri dhe të gjithë me radhë. Mirëpo, shpresojmë që mos të kemi më premtime, por të ketë realizime sa më të shpejta”, ka thënë Tasholli për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, përveç mungesës së sigurimeve shëndetësore dhe jetësore, deri më tani pagën bazë e kanë marrë 330 euro në muaj, kurse me Ligjin e ri, i cili pritet të fillojë së zbatuari nga janari i vitit 2019, pritet që paga bazë për Policinë e Kosovës të jetë 520 euro në muaj.
Lidhur më vrasjen e policit Izet Demaj, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ). Në një komunikatë për media “Këshilli kërkon nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë urgjentisht masat për përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës, e sidomos që t’iu garantojë sigurimet shëndetësore e që i kanë shumë kompani në Kosovë, ndonëse nuk i ekspozohen asnjë rreziku”, thuhet në komunikatë .
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova