Ivo Vajgl: Nëse vendosen bllokada do të humb shteti, PSP duhet ta vazhdojë punën

Eurodeputeti slloven në ikje dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, në një intervistë për AIM ka foluar për sukseset e Maqedonisë, Marrëveshjen e Prespës, PSP-në, si dhe zgjedhjet presidenciale dhe rrezikun nga bojkoti.
Vajgl thotë se Maqedonia është një nga tregimet e suksesshme dhe sipas tij, e ardhmja do të vërtetojë vendimet që janë marrë në të kaluarën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kuptohet se i di mirë problemet e Maqedonisë, se nuk është gjithçka perfekte, se afrohet zgjedhjet presidenciale dhe e di se ka akoma dyshime rreth Marrëveshjes së Prespës, ka parti dhe njerëz që mendojnë se Maqedonia nuk është dashur të bëjë lëshime të tilla për të siguruar rrugën e saj për në BE dhe NATO. Por këto janë hipoteza. Unë jam i bindur se ajo që u bë është e arsyetuar dhe se e ardhmja këtë do ta konfirmojë. Nuk ka dyshime se BE është qëllimi që Maqedonia duhet ta realizojë për të ardhme më të mirë dhe më të sigurt”, thotë Vajgl.
I pyetur për zgjedhjet presidenciale, organizimin dhe bojkotin eventual të tyre, Vajgl tha se praktika e pengesave dhe bllokimeve që e kanë aplikuar disa herë politikanët në vend, asnjëherë nuk i ka sjellur mirë Maqedonisë.
“Sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, është e dëmshme nëse nuk ka qëndrim të përbashkët nga udhëheqësit. Pengesat që i ka bërë presidenti Ivanov tani nuk janë në të mirë të Maqedonisë. Mendoj se në një shoqëri demokratike ka mënyra tjera për të luftuar për atë që beson. Duhet të kihet parasyshë se nëse vendoset ndonjë bllokadë ose ka krizë, shteti është ai që do të humb”, thotë Vajgl.
Ndërsa sa i përket punës së Prokurorisë Speciale, ai tha se duhet t’i jepet hapësirë që ta bëjë punën e saj dhe të gjithë të interesohen që të ketë kushte normale për të.
“Duhet të lejohet që keqpërdorimet që janë bërë në të kaluarën të sanksionohen. Kjo nuk duhet të shikohet si hakmarrje, por tejkalim dhe pranim i shtetit të së drejtës dhe sundimit të së drejtës, si mënyrë e vetme e sundimit në kushte demokratike”, theksoi eurodeputeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania