Site icon Telegrafi

Ivic vazhdon punën te Flamurtari: Nuk do të ndalem, kam punuar shumë të jem këtu ku jam

Ilija Ivic tash e tri vite është pjesë e Flamurtarit, ku ka kaluar të gjitha grupmoshat.

Ai në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se dëshiron ta vazhdojë karrierën te Flamurtari ku është pritur shumë mirë, ndërsa e ka komentuar edhe ftesën e Kosovë U19.

Deklarata e tij kanë bërë që shumë media në Serbi të bëjnë presion, ndërsa pastaj prindërit e tij janë kërcënuar me largim nga puna.

Ilija ka vazhduar me rutinë e tij ditore, ku sot ka qenë në stërvitje te Flamurtari, ku nuk ka hezituar të jap intervistë për mediat që ishin të pranishme aty.

Ai ka thënë se nuk i bën përshtypje politika dhe se do të vazhdojë të luajë futboll.

“Unë luaj futboll, nuk më intereson çka thonë të tjerët. Unë dua të përmirësohem. Këtu jam tash e tri vjet dhe ndjehem si në shtëpinë time”.

“Kam dhënë mund këto tri vite dhe normal që nuk do të ndalem. Ky është qëllimi im”.

Ai përmes Flamurtarit dhe Kosovës synon të bëjë karrierë të madhe.

“Synoj të luajë në Ligën e Kampionëve dhe për Barcelonën”, ka thënë në fund Ivic, cili shtoi se komunikimi me bahskëlojtarët nuk është i vështirë.

Drejtori sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina, ka thënë se shqiptarët kanë treguar shembull me rastin  Ivic. /Klan Kosova/

Exit mobile version