LAJMI I FUNDIT:

Ivanovi falënderon Papa Françeskon për interesimin e tij ndaj Maqedonisë

Ivanovi falënderon Papa Françeskon për interesimin e tij ndaj Maqedonisë

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, është takuar me Papa Françeskon me të cilin kanë diskutuar për çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanov dhe Papa Françesko diskutuan edhe për përparimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Vatikanit, por edhe për krizën e migrantëve dhe sfidat e krishterizmit në botë.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit, Ivanovi e ka falënderuar Papa Françeskon për interesimin dhe kujdesin e tij për Maqedoninë./Telegrafi/