Ivanov për vizitë pune në Turqi, do të merr pjesë në Samitin e Bosforit

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të merr pjesë në vizitë pune në Republikën e Turqisë, me rastin e Samitit të 9 të Bosforit.
Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në hapjen e samitit ku tema kryesore do të jetë "Paqa dhe zhvillimi për të gjithë", njofton Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të vizitës në Turqi, Ivanov do ta vizitojë qytetin e Bursës, ku edhe është paraparë të mbajë ligjëratë në Universitetin "Uludag"./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































