LAJMI I FUNDIT:

“Ivanov nuk do t’ia japë lehtë mandatin Zaevit” (Video)

“Ivanov nuk do t’ia japë lehtë mandatin Zaevit” (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk do ta ketë të lehtë të marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se presidenti i vendit, Gjorgje Ivanon dhe OBRM-PDUKM ta probletamizojnë çështjen. Profesori universitar, Qashif Bakiu, për televizionin Shenja thotë se fakti që presidenti kërkoi që përveç nënshkrimeve të deputetëve, liderët të cilët pretendojnë të jenë mandatar duhet t’i ofrojnë edhe programin e qeverisjes, tregon se pritet ndonjë element i ri apo ndonjë skenar i ri.

Ndërkohë, analisti Nano Ruzhin, thotë se duke pasur parasysh përvojën e deritanishme, Ivanov njihet si njeri i cili di të bëjë veprime që befasojnë opinionin.


Megjithatë, Bakiu dhe Ruzhin shprehen optimistë, duke thënë se kësaj here Ivanov dhe VMRO nuk do ta kenë të lehtë të realizojmë skenarët e tyre.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, pas marrjes së nënshkrimeve të BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, ka siguruar shumicën e nevojshme për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re./Telegrafi/