LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Nuk kam qenë i kyçur në përgatitjen e marrëveshjes, le ta përfundojnë vetë

Ivanov: Nuk kam qenë i kyçur në përgatitjen e marrëveshjes, le ta përfundojnë vetë

Kryetari Gjorge Ivanov në një deklaratë për mediat bullgare tha se nuk e ka larguar nga kabineti i tij kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov gjatë takimit për marrëveshjen e arritur me Greqinë për kontetsin e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mos bini pre e gënjeshtrave mediatike, edhe pse vetë jenë media. Unë nuk kam larguar askë nga kabineti im. Realizuam takim dhe për herë të parë më është prezantuar dokumenti në të cilin nuk jam i kyçur dhe as i informuar dhe për këtë shkak, kur e pranova dokumentin, nuk kisha për çka të flas dhe prandaj takimi zgjati aq shkurt”, tha Ivanov.

Ivanov shtoi se ata e kanë krijuar dhe e kanë sjellë dokumentin pa pjesëmarrjen e tij, kështu që ata duhet ta përfundojnë marrëveshjen pa praninë e kryetarit të shtetit.


“Nuk kam qenë i kyçur në krijimin e dokumentit, pse të jem unë ai që e legalizon atë? Siç e kanë krijuar dhe kanë miratuar pa pjesëmarrjen time, ashtu le ta përfundojnë pa pjesëmarrjen time. Ky është qëndrim parimor, sepse sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë, Kryetari i shtetit është kompetenet për marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo është përgjegjësi e tyre”, deklaroi Ivanov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori