LAJMI I FUNDIT:

Ivanov mbaroi takimet këshilluese me krerët e partive (Video/Foto)

Ivanov mbaroi takimet këshilluese me krerët e partive (Video/Foto)

Ashtu siç u paralajmërua nga Telegrafi Maqedoni, Gjorge Ivanov i ka filluar diskutimet me partitë politike për hapat që do të merren për dhënien e mandatit për partitë politike pas dështimit të Nikolla Gruevskit për të formuar qeverinë e Maqedonisë.

Partia e parë që ka qenë në konsultime tek Gjorge Ivanov ka qenë Lëvizja Besa që është përfaqësuar nga tre deputetët Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli.

Maqedonia në dorë të Ivanovit, Zaevi në horizont
Lexo po ashtu Maqedonia në dorë të Ivanovit, Zaevi në horizont


Lëvizja Besa: ‘Topi’ është në Kuvend
Lexo po ashtu Lëvizja Besa: ‘Topi’ është në Kuvend

14:05 Ivanov takon Selën dhe Memedin

Ivanov ka vazhduar takimet me kryetarët e partive politike. Si takim të dytë e ka pasur Ziadin Sela nga LR-PDSH dhe Vesel Memedi nga RDK, që të dy deputet të zgjedhur.

Pas takimi Sela nuk ka dashur të komentoj takimin duke thënë për gazetarët ”Nuk kam koment”!

14:50 Edhe Ahmeti në takimin me Ivanov, edhe pse BDI nuk e njeh si kryetar legjitim të Maqedonisë

16:15 Përundon takimi me Ahmetin

Ka përfunduar takimi në mes presidentit Ivanov dhe liderit të Bdi-së Ali Ahmeti. Pas takimit Ahmeti tha se çelësin që kishte në dorë deri në këto momente tani nuk e ka më dhe se presidenti Ivanov është ai që e ka në dispozicion këtë çelës. I pyetur se si mund të zhvillojë takim me një president që nuk e nje, Ahmeti është përgjigjur se ka shkuar me mendje e jo me zemër, njofton TV21.

16:40 Zaev futet në takim me presidentin Ivanov

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë është futur në takim me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov

Takimi Zaev-Ivanov zgjati dy orë, ja çka u fol

Pas më shumë se dy orë takimi me presidentin Gjorge Ivanov, kryetari LSDM-së Zoran Zaev, tha se edhe pse e ka kërkuar mandatin nga Ivanov, presidenti i ka kërkuar 61 nënshkrime të deputetëve dhe pastaj do t’ia dorëzojë mandatin.

Në pyetjen se a ka pranuar zgjedhje, Zaev është përgjigjur se zgjedhjet e reja janë në të mirë të LSDM-së, por për arsye se zgjedhjet nuk ju përshtaten partive tjera, sipas tij zgjedhje nuk do të ketë.

Zaev për zërat e Brukselit tha se nuk janë për koalicion të zgjeruar nga gjithë partitë, por për koalicion për Qeveri më stabile. Ndërsa ka thënë se nuk do të pranojë asnjë koalicion me personat e dyshuar nga PSP-ja.

Takimi Zaev-Ivanov zgjati dy orë, ja çka u fol
Lexo po ashtu Takimi Zaev-Ivanov zgjati dy orë, ja çka u fol

Pas disa minutave vonesë, ish-mandatari Nikolla Gruevski u shfaq në takim me kryetarin Gjorge Ivanov. Pas takimit ai refuzoi të jep deklaratë!

Mbaroi takimi Ivanov-Gruevski, ish-mandatari refuzon të jep deklaratë
Lexo po ashtu Mbaroi takimi Ivanov-Gruevski, ish-mandatari refuzon të jep deklaratë

Pas takimeve, kabineti i kryetarit të shtetit do të del me njoftim për mbarëvajtjen e takimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori