Site icon Telegrafi

Ivana Knoll mori vëmendje me linjat atraktive edhe në finalen e Botërorit

Tifozja më joshëse e Kupës së Botës në Katar, Ivana Knoll nuk ka kaluar pa marr vëmendje edhe gjatë natës finale.

Kroatja ka bërë postime të njëpasnjëshme duke treguar se pasi Kroacia fitoi vendin e tretë ajo në finale po bënte tifo për Francën.

Ndonëse Franca u mposht me penallti nga Argjentina, 30-vjeçarja nuk i la anash pozat atraktive nga stadiumi.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

“Loja e fundit”, ka shkruar Knoll në mbishkrimin e imazheve nga tribunat.

E veshur me një bluzë të shkurtër me simbole kroate të kombinuar me dollake gri dhe atletet të bardha, Ivana u kujdes të theksonte linjat tërheqëse të trupit.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Me makijazh të theksuar dhe flokët e zeza të lëshuara sipër, bukuroshja kroate dukej në super formë në foto nga stadiumi Lusail.

Kujtojmë që paraqitja e saj në Botëror dhe vëmendja e madhe bëri që kroatja të fitonte edhe një numër të madh ndjekësish në Instagram.

Deri më tani ish-Missi ka grumbulluar mbi tre milionë ndjekës në këtë platformë. /Telegrafi/

 

Foto: Ivana Knoll/Instagram
Exit mobile version