Në spektaklin e së premtes të “Big Brother VIP Kosova”, banorëve iu transmetua një klip i përgatitur posaçërisht, i cili rikthente momentin kur atyre u ishte kumtuar lajmi se Dolce kishte udhëtuar drejt “Grande Fratello” për disa ditë si pjesë e një shkëmbimi mes formateve.

Pas përfundimit të klipit, reagimet në shtëpi ishin të ndryshme, por ai që u veçua më së shumti ishte Edi.


Me entuziazëm të dukshëm dhe buzëqeshje që nuk i fshihej, ai shprehu dëshirën e madhe për rikthimin sa më të shpejtë të Dolces në “BBVK”, duke thënë se mezi pret të jenë sërish bashkë si çift.

- YouTube youtu.be

Mirëpo momenti nuk kaloi pa një situatë gazmore. Teksa i emocionuar po fliste për të, Edi u ngatërrua në fjalët e tij, duke thënë: “Iu ka mundësuar kjo mundësi që ia keni mundësuar ju”.

Ripërsëritja e pavullnetshme e fjalëve shkaktoi të qeshura si brenda studios ashtu edhe te publiku që po ndiqte spektaklin. /Telegrafi/