LAJMI I FUNDIT:

I’u bashkua ISIS-it më 2015, një muaj paraburgim për kosovarin

I’u bashkua ISIS-it më 2015, një muaj paraburgim për kosovarin

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit
H.S i dyshuar për shkak të veprës penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të të Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit nga gjykata thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

“Të pandehurit H.S. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2 pika 1.2.1, dhe paragrafi 1 nënparagrafi 2.2, pika 1.2.3 të KPPRK-së. I pandehuri H.S dyshohet se me vullnet dhe vetëdije të plotë me datë 23 nëntor 2015 është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar ”Adem Jashari” në Prishtinës dhe ilegalisht kishte hyrë në shtetin e Sirisë në mënyrë që ti bashkohet organizatës terroriste ISIS, me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori