LAJMI I FUNDIT:

ITU nuk e ka gati kodin për Kosovën(Video)

ITU nuk e ka gati kodin për Kosovën(Video)

Marrja e kodit telefonik për Kosovën nga ana e ITU-së, sipas marrëveshjes, është dashur të realizohet më 1 mars 2016, pasi që Austria ka aplikuar në emër të Kosovës qysh në fillim të këtij viti.

Kodi telefonik për Kosovën është në tryezën e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit tash gati pesë vjet, ndërsa marrëveshja është arritur në shtator 2013.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj qëkur Kosova do duhej ta kishte kodin e vet telefonik, ITU nuk jep shumë detaje rreth kësaj çështjeje.


Sanjay Acharya (Sangjaj Aharja), Shefi i Zyrës për Media dhe Informimit Publik, në ITU i ka thënë Tribuna Channel përmes postës elektronike se ITU është duke punuar për këtë çështje dhe sapo kodi telefonik për Kosovën të jetë finalizuar do të njoftohet të gjitha palët.

“Kur kodi të ndahet nga ITU do të botohet në buletin dhe në ueb faqen e ITU, siç bëjmë zakonisht. Publikimet bëhen nga data 1 deri me 16 të çdo muaji”, ka thënë Acharya.

Ditë më parë Tribuna Channel kishte raportuar se Bashkimi Evropian me anë të një letre dërguar palës kosovare dhe asaj serbe kishte njoftuar se është finalizuar çështja e kodit telefonik për Kosovën.

Por që kodi të jetë në pronësi të Kosovës, sipas burimeve brenda ekipit negociator me të cilat ka kontaktuar Tribuna Channel, Serbia ka kërkuar që rrjeti i operatorit mobil të përkohshëm të Telekom Serbia të shtrihet në gjithë Kosovën me 155 stacione bazë/antena.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori