LAJMI I FUNDIT:

Italia do ta zgjas gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin tetor

Italia do ta zgjas gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin tetor

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pohoi se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit ishte “e pashmangshme”.

Conte iu drejtua Senatit, duke kërkuar mbështetje politike për masat e tij, megjithëse qeveria teorikisht mund të merrte një vendim pa miratimin parlamentar, raporton bloomberg.

Foto: Giuseppe Conte

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se përfundimi i (gjendjes së jashtëzakonshme) do të paralizojë të gjithë sistemin e mbrojtjes dhe parandalimit që kemi ndërtuar në muajt e fundit, të vështirë”, tha kryeministri italian, transmeton Telegrafi.


Gjendja e jashtëzakonshme në Itali mbaron më 31 korrik, por i pari i qeverisë italiane tha se po mendon ta zgjasë atë deri në tetor, megjithëse është e hapur për opsionet e propozuara nga parlamenti.

Gjendjet e jashtëzakonshme janë shpallur shpesh në Itali gjatë tërmeteve ose krizave të shëndetit publik, dhe kjo masë lejon autoritetet të veprojnë më shpejt

Ndryshe, Italia deri më tani ka raportuar 264 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 35123 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori