Please enter at least 3 characters.

Italia regjistroi 19 mijë raste dhe 376 viktima brenda një dite shkaku i COVID-19

2021/03/Italia-2.jpg
187:"Ambulanze trasportano malati di covid all’ingresso del pronto soccorso dell’ospedale san Gerardo di Monza - Ospedale san Gerardo di Monza - Milano 11 novembre 2020 Ansa/Matteo Corner
4:"ANSA

Italia ka raportuar 19 mijë raste nga coronavirusi Brenda 24 orëve të fundit si dhe 376 viktima, bazuar në deklaratën e ministrisë italiane të shëndetësisë.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane ANSA, përcjell Telegrafi, vendi regjistroi një ditë më parë 13 mijë raste si dhe 318 të vdekur si pasojë e COVID-19.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi në Itali u rrit në 3.1 milionë.

Në anën tjetër, shifra e përgjithshme e fataliteteve vlerësohet të rritur në më shumë se 100 mijë.

Kryeministri Mario Draghi kujtoi të hënën se si një vit më parë, më 10 mars, Italia ishte vendi i parë perëndimor që deklaroi një Zonë të Kuqe me masa të forta bllokimi.

Ai tha se vendi po sheh një rritje të numrit të rasteve. Ministria Italiane e Shëndetësisë tha javën e kaluar se varianti britanik ishte duke u përhapur. /Telegrafi/