Italia pa Botëror për herë të tretë, Gattuso pritet të japë dorëheqjen

Gennaro Gattuso pritet të japë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të kombëtares së Italisë, ka raportuar Fabrizio Romano në platformën X të enjten në mëngjes.
Trajneri 48-vjeçar duket se po merr përgjegjësinë për dështimin në kualifikimin për Kupën e Botës së verës së ardhshme.
Federata Italian e Futbollit e emëroi Gattuson më 15 qershor 2025 si pasues të Luciano Spallettit, i cili ishte shkarkuar nga detyra. Megjithatë, edhe ai nuk arriti ta ndryshojë situatën.
Pas humbjes me penallti ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, “Azzurrët” kanë dështuar të kualifikohen në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.
🚨🇮🇹 Gennaro Gattuso, expected to leave his job as Italy national team head coach.
Follows missed Word Cup qualification after defeat against Bosnia. pic.twitter.com/XyJpVndxg2
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 2, 2026
Gattuso, i cili ishte shumë emocional pas ndeshjes, pritet të largohet së shpejti nga posti i tij. Italia do të detyrohet kështu të kërkojë sërish një trajner të ri për kombëtaren.
Gjatë karrierës së tij si lojtar, Gattuso ka regjistruar 73 paraqitje me kombëtaren italiane, ndërsa si trajner ka nisur punën që nga viti 2013.
Edhe para se të merrte drejtimin e kombëtares, ai kishte një listë të gjatë klubesh në CV-në e tij, duke përfshirë Sion, Palermo, OFI Crete, Pisa, Milan, Napoli, Valencia, Marseille dhe Hajduk Split./Telegrafi/



















































