LAJMI I FUNDIT:

Italia nuk gjen qetësi nga coronavirusi, 760 viktima në vetëm 24 orët e fundit

Italia nuk gjen qetësi nga coronavirusi, 760 viktima në vetëm 24 orët e fundit

Raportimet e fundit nga Italia tregojnë shifra të cilat flasin për një rëndim të bilancit të të vdekurve nga coronavirusi në Itali.

Departamenti i mbrojtjes civile tha të enjten se 83,049 njerëz janë të infektuar aktualisht me coronavirus në Itali, 2.477 më shumë se të mërkurën.

Po sipas medieve italiane, përcjell Telegrafi, Departamenti tha se 13.915 njerëz kanë vdekur deri më tani nga coronavirusi në Itali, 760 më shumë sesa të mërkurën – ditë në të cilën rritja ishte për 727.


Gjithashtu është bërë e ditur se 18.278 njerëz janë shëruar nga coronavirusi në Itali, 1,431 më shumë nga e mërkura.

Ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve që janë infektuar në Itali, përfshirë të ndjerit dhe të rikuperuarit, është 115,242.

Një tjetër vend evropian që po ballafaqohet me numër të madh të vdekjeve është edhe Spanja, ku numri i të vdekurve të enjten kaloi shifrën 10,000.

Ndërsa SHBA regjistroi një total prej 5,151 vdekjeve nga coronavirusi, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Ndërkohë, në nivel global, më shumë se 965,000 njerëz janë diagnostikuar me virus, dhe rreth 203,000 janë shëruar.

Ndërsa sa i përket të vdekurve në nivel global, numri ka arritur në gati 50 mijë, nga sëmundja e cila thuhet se u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori