Site icon Telegrafi

Italia në kërkim të fitores së parë në përballjen ndaj Maltës – formacionet zyrtare

Italia është mysafir i Maltës në Ta’Qali National Stadium për ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese të ‘Euro 2024’, në kuadër të Grupit C.

Azzurrët pësuan humbje nga Anglia në takimin e parë, derisa Malta pësoi nga Maqedonia e Veriut.

Përzgjedhja e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë është bërë nga trajnerët Michele Marcolini dhe Roberto Mancini.


Formacioni startues i Italisë: Donnaruma, Di Lorenzo, Scalvini, Romagnoli, Emerson, Pessina, Cristante, Tonali, Politano, Gnonto, Retegui.

Formacioni startues i Maltës: Bonello, Apap, Borg, Attard, Mbong, Yankam, Guillaumier, Muscat, Corbolan, Satariano, Jones.


/Telegrafi/

Exit mobile version